E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Mazllum Këpuska” edhe këtë vit me tri ndërrime

Nxënës e mësimdhënës të shkollës “Mazllum Këpuska” edhe këtë gjysmëvjetor do të ndjekin mësimet në tri ndërresa. Objekti i ri i kësaj shkolle ende nuk është bërë gati.

Islam Juniku, drejtor në këtë shkollë nëntëvjeçare, tha se ka pasur premtime se prej shtatorit gjysma e nxënësve të kësaj shkolle do të kalojnë në një objekt të ri, i cili është duke u ndërtuar. “Vonesa e finalizimit të tij ka bërë që ne të vazhdojmë të punojmë më tri ndërresa edhe në gjysmëvjetorin e dytë”, ka thënë Juniku, shkruan sot “Koha Ditore”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›