Shkolla verore “Jam Shqiptar” hap së shpejti dyert për shqiptarët që jetojnë në Itali

Mbahet në Shqipëri shkolla verore për nxënësit e klasave shqipe që jetojnë jashtë vendit. “Jam Shqiptar” do të hapë së shpejti dyert për të mirëpritur të gjithë të rinjtë shqiptarë me vendbanim në Itali.
“Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali.
Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare?
Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur”, ka bërë me dije Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, teksa thekson se afati i fundit për aplikim është data 2 qershor, ndërsa duhet të siguroheni që të keni shtetësi shqiptare; të jeni 14 deri 17 vjeç; të keni ndjekur shkollat/kurse e gjuhës shqipe prej së paku 2 vjetësh; si dhe të keni autorizimin e mjekut të familjes që mund të udhëtoni.
/rtsh.al/