E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Spanjën lindore nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që goditën rajonin. Autoritetet u kërkuan banorëve të rajonit të Valencias të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet.

Videot e postuara nga agjencia meteorologjike spanjolle (AEMET) nga rajoni i Valencias tregojnë rrugë që janë shndërruar në përrenj, duke rrëmbyer automjete në shumë zona të Valencias dhe Alicante-s.

“Trafiku është i pamundur, duhet të qëndroni në shtëpi. Ka reshje të dendura dhe të vazhdueshme që po shkaktojnë përmbytje serioze”, tha Juan Carlos Valderrama, kreu i emergjencave në rajonin e Valencias.

Një burrë vdiq në Sagunto të dielën në mbrëmje, ndërsa më në veri të Katalonjës, një grua u gjet e vdekur. Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në resortin turistik të Oliva-s, i cili është goditur nga shira të rrëmbyeshëm që nga mbrëmë.

Një tjetër viktimë ishte një grua 79-vjeçare e cila u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj, ndërsa një burrë pësoi atak në zemër në një nga kampingjet e qytetit.

Në total, u organizuan më shumë se 400 operacione shpëtimi në qytet dhe në rajonin më të gjerë.

The post Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›