E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon për skrap, humbet 50-vjeçari

Berat- Një 50-vjeçar nga lagjia “ Uznovë” e Beratit është larguar nga banesa që prej dy muajsh. Familjarët e tij kanë apeluar sot për ndihmë, duke kërkuar t’i ndihmojnë në gjetjen e babait të tyre. Vladimir Rakipi mësohet se është larguar nga shtëpia për të mbledhur skrap dhe nuk është kthyer më. Kontaktin e fundit me familjen e ka pasur 10 ditë më parë nëpërmjet një telefonate.

Denoncimin për humbjen e 50-vjeçarit u  bë nga  vajza e tij, Jetmia. Sipas saj, i ati u largua nga banesa drejt Memaliajt ku punonte për të mbledhur skrap. Ai i ka dhënë shenja jete përmes një telefonate të bërë 10 ditë më parë, ku ka pohuar se ishte mirë. Gjithashtu Rakipi u ka thënë familjarëve se nuk mund të kthehej në shtëpi për arye që nuk i ka bërë të ditura. Në këto kushte dy fëmijët e tij dhe bashkshortja kanë kërkuar ndihmën  e policisë për gjetjen e kryefamiljarit të tyre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›