E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrihet OMONIA, prezantohet në Shqipëri partia MEGA

Tiranë, 21 Mars NOA Organizata e minoritetit grek OMONIA i ka lënë vendin një partie politike e cila synon të ketë zërin e saj në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet më të para të përgjithshme në vend.

Komisioni nismëtar per krijimin e partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA, është mbledhur në qendrën turistike Foinike te komunës Finiq per te miratuar programin, statutin, emrin, emblemën, vulën, flamurin dhe Këshillin Drejtues te kësaj partie.

Burime zyrtare të MEGA i thanë agjencisë NOA se në këtë takim, ne prezence edhe te noterit u miratuan njëzëri i gjithë dokumentacioni ligjor dhe u firmos nga i gjithë grupi nismetar, pasi, gjate gjithe periudhes nga shpallja e pare e kesaj nisme, eshte bere nje pune sistematike me pjesëmarrjen e shume intelektualeve dhe anetareve te Minoritetit Etnik Grek, sugjerimet e te cielve u pasqyruan ne dokumentin perfundimtar.

Firmetaret e pare te Partise Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen MEGA, jane 27 veta dhe perbejne nje grup figurash te reja intelektualesh dhe biznesmenesh, te cilet shkelqejne ne profesionin dhe punen e tyre si dhe gezojne nje autoritet te padiskutueshem ne Minoritet, - thanë burimet zyrtare nga MEGA.

Në këtë mbledhje u zgjodh Bordi i pare Drejtues, i cili sipas statutit do te drejtoje gjithe veprimtarine organizative dhe politike te partise deri ne zgjedhjet e përgjithshme me parimin nje anetar nje vote.

Kryetari i ketij bordi u zgjodh Kristaq Kiço, inxhinier elektronik; Nenkryetare Dhori Terpo, pedagog; Roland Vasili, pedagog; Jorgo Mano, mjek gjinekolog dhe sekretar z. Stefan Shendi.

Grupi nismetar theksoi me pergjegjesi se kjo parti i ka dyert te hapura per te gjithe minoritaret greke dhe miqte e tyre, dhe se ne gjithe veprimtarine e saj do te respektoje me korrektesi parimet e demokracise se brendshme dhe sidomos verdiktin e popullit, pasi i drejtohet atij dhe vetem atij per te perzgjedhur udheheqjen dhe organet kolegjiale.

Formacioni i ri politik konsiderohet vijimesi e organizates OMONIA, e ngritur ne nje nivel me te larte organizativ dhe me pergjegjesi per perfaqesim politik te minoritetit.

v.d/e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›