E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtari italian Rafaelo Nigro i pranishem ne Panairin e Librit

Rafaelo Nigro, një ndër shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme italiane ka qenë i pranishëm në Panairin e Librit, ku në prani të shumë personaliteteve të letrave shqipe ka promovuar librin dedikuar Shqipërisë “Ditari për Shqipërinë”.

I gjendur në panairin e librit, gazetari italian tregon se ka parë ndryshimin e vendit me sytë e një të huaji, një vështrim krejt i ndryshëm nga ai i vendasve.

Ishte Shqipëria e viteve ‘90-të kur gazetari italian, Raffaele Nigro, shkeli për herë të parë në Shqipëri, për t’u rikthyer mandej jo rrallë.

E çdo herë që kthehej në vendin e tij, në të përditshmet italiane do të kishte një artikull për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjithçka e shkruar prej tij, tani gjendet në librin “Ditari për Shqipërinë”.

I gjendur në panairin e librit, gazetari italian tregon se ka parë ndryshimin e vendit me sytë e një të huaji, një vështrim krejt i ndryshëm nga ai i vendasve.

Gazetari Raffaele Nigro rrëfen: “Janë 20 vjet kronikë për Shqipërinë në mediat italiane.

Çdo herë që vija këtu, prej kohës kur Ramiz Alia ishte president, shkruaja për ato që shihja këtu, për çfarë gjeja në Shqipëri dhe çdo herë përpiqesha të tregoja ndryshimin e madh të vendit.

Duke qenë me ju për këto 20 vjet, në librin tim vjen një histori e parë nga një i juaj i një vendi në ecje”.

Po pse duhet shqiptarët ta lexojnë ditarin e tij? Nigro rrëfen se përpos faktit që ai shkruar ato që ka prekur, ky libër thekson gazetari është një kronologji e cila me kalimin e viteve do të ketë edhe më shumë vlerë.

Raffaele Nigro vijon rrëfimin e tij duke thënë: “Nëse janë të interesuar që të shohin se si është parë Shqipëria nga një i huaj, mund ta gjejnë në këtë ditar timi.

Aty tregohet se si është dalë nga një botë arkaike dhe rruga e tyre drejt modernitetit ku gjenden sot. Por këtu ka edhe një vështrim se si ne i kemi parë shqiptarët të arrijnë në bregun tjetër, pasi unë jam ndër ata gazetarë që kam shkruar për zbarkimin e shqiptarëve në brigjet tona jo vetëm në vitin 1991, por edhe në vitin 1997, kohë kur në Shqipëri po dukej sikur kishte nisur lufta e tretë botërore.

Por përtej këtij fakti, mendoj se vlerën më të madhe do e marrë vite më vonë ky libër, sepse mendoj që jam një ndër fare pak gazetarët e huaj që ka treguar në media se si ka ndryshuar Shqipëria vit pas viti përgjatë këtyre 20 viteve të fundit”.

I botuar nga ‘Toena”, ky është i disati libër që sjell në shqip gazetarin italian Raffaele Nigro, ndër të vetmit gazetarë të huaj që ka ndjekur ndryshimet e mëdha në Shqipëri prej kapërcyellit të viteve ‘90-të.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›