E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohen 1 ha kullote rrezikohen shtepite e fshatit Gline

Gjirokaster 11 tetor 2011 NOA ndash Nje 71-vjecar nga Dropulli i poshtem eshte vene ne pranga pasi i vuri zjarrin nje kullote duke shkrumbuar afro 1 ha kullote e shkurre ne fshatin Gline.
71-vjecari Spiro Qiro banues ne fshatin Vllaho-Goranxi te Komunes Dropulli i Poshtem ne Gjirokaster u kap rreth ores 22.30 te se henes.
Sipas policise se Gjirokastres ai i kishte vene zjarrin pasditen e te henes nje kullote te marre me qera ne zonen Bregu i Glines qe ndodhet poshte fshatit Gline te Komunes Dropulli i Poshtem.
Por per shkak te eres se forte zjarri i ka dale nga kontrolli dhe eshte perhapur me shpejtesi duke perfshire nje siperfaqe te madhe kullote dhe duke shkrumbuar afro 1 hektare kullote e shkurre prone e fshatit Gline.
Zjarri ka rrezikuar edhe disa shtepi ne hyrje te fshatit Gline porse banoret jane neutralizuar nga rreziku pas nderhyrjes se policise qe ka bere te mundur edhe shuarjen e vatres se madhe te zjarrit.
Spiro Qiro eshte nen akuze per shkaterrim te prones me zjarr.
mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›