Shkrumbohet apartamenti në Tiranë, digjet nga flakët e moshuara
Tiranë- Një e moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në kryeqytet pasi apartamenti i saj është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, shumë pranë qendrës shëndetësore dhe viktima është Feride Malaj, rreth 70 vjeç.
Mësohet se e moshuara jetonte vetëm në katin e tretë të një pallati, i cili për shkaqe që ende nuk dihen është përfshirë nga flakët. E moshuar, e cila jetonte vetën, sipas zjarrfikësve fillimisht është asfiksuar nga tymi, dhe më pas është djegur tërësisht nga flakët.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës, pasi kanë parë flakët që dilnin nga dritaret. Është dashur ndërhyrja e dy makinave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa e moshuara është gjetur e pajetë në apartament.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që ekspertët po punojnë për përcaktimin tyre dhe vlerës së dëmit.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: