E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkrumbohet banesa dykatëshe në Mirditë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një banese dy katëshe u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Njesinë Administrative Kthellë të Mirditës.

Nga burime bëhet me dije se shkak i zjarrit në banesë është bërë bombula e gazit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse duke ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve dhe përhapjen e mëtejshme në katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›