E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkrumbohet gjatë natës banesa në Has, shpëton mrekullisht familja

Shkrumbohet banesa një kateshe në Njësinë Administrative Golaj, Bashkia Has.

Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në njësinë administrative Gokaj, në Has.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve nuk ka mundur të parandalojë shkrumbimin total të banesës, teksa në të ndodheshin familjarë në momentin e rënjes së zjarrit. Fatmirësisht, si pasojë e flakëve nuk raportohet për të lënduar.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të rrethabave.

Si pasojë e flakëve që shkrumbuan banesën, familja që banonte në të ka mbetur në qiell të hapur./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›