E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkrumbohet makina në bypassin e Murrizit

Një automjet është shkrumbuar nga flakët këtë të mërkurë në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.

Fatmirësisht nuk ka patur pasoja tek të rinjtë përfshirja e mjetit nga flakët ndërsa makina është shkrumbuar totalisht.

Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur pasi mund të shpërthente.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe grupi hetimor, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike nga mbinxehja e motorrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›