Shkrumbohet nga flakët makina në Bypass-in e Vlorës

Një automjet tipi “Benz” është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë.
Flakët kanë shkrumbuar automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët.
Si pasojë e rjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka raportohen persona të lënduar./vizionplus.tv