E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri i Kaltër

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm një resort, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar tërësisht. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele. Flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.

Ky resort konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonë.

Zjarri i mëngjesit të sotëm ka lënë pas dëme të mëdha materiale, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›