E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet totalisht banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga zjarri në fshatin Godovush të njësisë administrative Stravaj në bashkinë e Përrenjasit.

Bëhet me dije se banesa e Avni Skopecit është shkrumbuar totalisht nga zjarri. Fatmirësisht pronari i banesës, bashkëshortja dhe djali i mitur kanë shpëtuar.

Nuk ka ende informacion se cili ëhstë shkaku i zjarrit, ndëkrohë që policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›