E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini sulmon fshatrat

Shfrytëzimi pa kriter i lumenjve nga firmat që marrin inerte ka bërë që ujrat e Shkumbinit t'u afrohen banesave në fshatin Jagodinë duke rrezikuar dhjetëra familje.

Pervec tokave bujqesore qe prej kohesh kane rene pre e ujit dhe nje siperfaqe e madhe eshte mocalizuar, gjendja paraqitet alarmante pasi lumi po shkon drejt shtepive. Kryetari i komunes se Gjergjanit, Mustafa Shehu ngre shqetesimin per gjendjen e renduar dhe nevojen urgjente per nderhyrje.

Ai ka kerkuar qe te ndalohet krejtesisht marrja e interve nga Shkumbini pasi nese reshjet vazhdojne me te njejtin intensitet, situata do te jete alarmate. Sipas Shehut kerkohet nderhyrje edhe ne pritat mbrojtese ne te cilat nuk eshte vene dore prej dekadash.

Dhjetera hektare toke bujqesore ne komunen e Gjergjanit jane permbytur tashme dhe e njejta situate paraqitet edhe ne shume zona te tjera te cilat kufizohen me lumenj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›