E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Shkundet” ishulli grek, lëkundje të forta tërmeti gjatë natës

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në ishullin grek të Kretës.

Lëkundjet më të forta janë ndjerë në jug të prefekturës së Chania-s, me qendër detin.

“Shkundet” ishulli grek, lëkundje të forta tërmeti

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit të së dielës në zonën detare të Paleochora.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një distancë prej 34 kilometrash në perëndim-jugperëndim të Paleochora, ndërsa thellësia fokale e tërmetit përllogaritet në 5.6 kilometra.

/a.r

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›