Shkup 20 arrestime per vrasjet

Të martën në mëngjes është ndërmarre një aksion i madh policor në disa
lagje shqiptare të Shkupit dhe në fshatrat Haraçinë dhe Hasanbeg në
afërsi të kryeqytetit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar mbi 20 të dyshuar, lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në një konferencë për shtyp.
Të arrestuarit, sipas ministres se Brendshme, janë “pjesëtarë të islamit radikal”. “Ata janë persona që tentojnë t’u bëjnë keq edhe të krishterëve por edhe myslimanëve të vërtetë në vendin tonë”, ka thënë Jankullovska. Nderkohe nuk ka ende te dhena zyrtare per emrin e personave, provat qe disponon policia dhe rolin e tyre ne kete krim te rende.
Operacioni i policise erdhi pas deklaratave te ish-ministrit te MPB-së Pavle Trajanov, i cili deklaroi se Vrasësit fshihen në shtetet fqinje? "Informatat e mia thonë se së shpejti, në dy tre vende të Ballkanit, do të ketë arrestime të vrasësve”, ka thënë për agjencinë serbe “Vesti Onlajn” ish-ministri i policisë maqedonase Pavle Trajanov.
Sipas tij, zbulimi i autorëve të masakrës në afërsi të Shkupit do të jetë një faktor i fuqishëm stabilizues, pasi do te shmangen dilemat se kush qëndron pas kësaj vrasjeje të pesëfishtë.
Paralajmërimi i Trajanovit për arrestimin e vrasesve në bashkëpunim me policite e rajonit, ka zgjuar interesim të madh në opinionin shqiptar dhe maqedonas. I pyetur nga mediat maqedonase se ku i mbështet pohimet se vrasësit fshihen në shtetet fqinje, Trajanov ka thënë se paralajmërimi i tij duhet parë në kontekst të zërave për destabilizim të rajonit dhe mbi veprimin e dy grupeve paraushtarake ne Veri të Kosovës.
Në opinionin e shqiptareve te maqedionise, Pavle Trajanov njihet si njeri i cili shpeshherë ka theksuar hapur rrezikun shqiptar që i vjen Maqedonisë.