Shkup debat per shperndarjen e Parlamentit
Kuvendi i Maqedonise do te diskutoje te henen e ardhshme mbi propozimin e partive te opozites kryesisht LSDM-se per shperndarjen e Parlamentit.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase sipas te cilave ne seancen tjeter te ardhshme qe parashikohet te jete me 27 dhjetor do te diskutohen edhe propozimet per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Autore e ketyre nismave eshte partia e Branko Cervenkovskit e cila mbeshtetet nga partite e tjera opozitare perfshire ato shqiptare.
Por mazhoranca maqedonase duke pare numrin e deputeteve qe ka ne dispozicion shpreson qe keto propozime te mos miratohen.
Vete kryeministri Gruevski deklaroi pak dite me pare se nuk ka motive te forta per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.