Shkup, ish ministri i brendshëm denoncon skandalin: Dënime fiktive në gjykata
Gjykatat në Maqedoni në dhjetë vitet e kaluar kanë vendosur shumë dënime me burg për rreth 110 persona, duke u mbështetur kryesisht në deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur.
Ish ministri i brendshëm dhe nënsekretari i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim në Maqedoni, Pavle Trajanov, deputet i Lidhjes Demokratike, parti që është pjesë e koalicionit qeveritarë, ka shprehur shqetësimin se vendimet e marra të cilët kanë si bazë dëshmitarin e mbrojtur, janë pa baza dhe pa fakte.
“Po bëhet realitet shfrytëzimi i shpeshtë i dëshmitarëve të mbrojtur në proceset gjyqësore. Kjo le hapësirë për dyshime se zyrtarët e MPB-së nuk kanë mjaft dëshmi për zbulimin e ndonjë vepre penale dhe thirren në dëshmitarë të mbrojtur ose zbatojnë masat e përgjimit, në mungesë të provave reale dhe materiale”, ka thënë Trajanov për Vesti.
Sa i përket rasteve gjyqësore që janë të njohura në Maqedoni, e që epilogu i tyre është shkruar në bazë të dëshmitarëve të mbrojtur, një shkelje sipas shqiptarëve me banim në këtë vend, është rasti “Monstra”, ku dënimi me burg të përjetshëm është shqiptuar në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve të mbrojtur.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
