E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, lideret e partive, apel per zgjedhje te qeta

Lideret e tre partive me te medha ne Maqedoni, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, pas nje takimi te zhvilluar se bashku u kane bere thirrje votuesve qe edhe raundi i dyte zgjedhor te zhvillohet ne menyre te qete dhe demokratike.

Kryeministri Gruevski deklaroi se institucionet e shtetit do te jene te angazhuara per te parandaluar tentativat per te prishur procesin zgjedhor, nderkohe qe edhe Ahmeti e Zaev u zotuan per nje proces te qete e pa incidente.

Ne takim nuk mori pjese kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci, i cili denoncoi menyren se si po zhvillohen proceset gjyqesore ndaj autoreve te incidenteve ne zgjedhjet e kaluara.

Sipas Thacit, proceset e te pandehurve nga radhet e BDI-se po shtyhen qellimisht, nderkohe qe ato te te pandehurve te PDSH-se po zhvillohen shume shpejt.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›