E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup pranga gazetarit te se perjavshmes

Nje gazetar i njohur i nje gazete te perjavshme ne Maqedoni eshte arrestuar sot nga policia e ketij vendi teksa ndodhej ne qender te Shkupit.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase sipas te cilave gazetari Emil Zafirovski u prangos ne kuader te nje urdherarresti te leshuar ndaj tij per shpifje.

Sipas burimeve atij i eshte kerkuar nga autoritetet qe te paguaje nje garanci prej 500 eurosh ne te kundert do te transferohet ne burgun e Shutkes.

Burimet deklarojne se vepra penale per te cilen akuzohet reporteri i Forum daton qe ne vitin 2004 kur ka nisur edhe procesi gjyqesor ndaj tij.

Nga ana e tij Zafirovski ka deklaruar se asnjehere nuk ka marre ndonje thirrje gjyqesore ne adrese te tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›