Shkurte Fejza anulon aktivitetet deri në prill

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore, pas i ati i saj ndërroi jete me në shkurt të këtij viti.
Fejza ka falënderuar organizatorët e koncerteve dhe aktiviteteve te saj muzikore për mirëkuptim lidhur me anulimin e tyre prej datës 24 shkurt deri deri në muajin prill. Nëpërmjet rrjeteve sociale ajo ka treguar mirënjohjen e saj për këtë gjë, sepse e di që u ka sjellë komplikime por kanë treguar ndjeshmëri të madhe me gjendjen e saj.
Javë më parë, këngëtares iu nda "Mirënjohje" nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqipëtar për kontribut kombëtar në fushën e artit, me çmimin PAVARËSIA.
Në justifikimin e Mirënjohjes, thuhej:" Shkurte Fejza i takon rrymës së muzikës autoriale,që në fakt ky lloj i muzikës bazuar në përmbajtje është gjithnjë bartës i mesazhit politik ose filozofik dhe ajo,me një repertor tani më të madh, e ka krijuar imazhin e saj të një këngtare të angazhuar dhe plotësisht të denjë.
Zëri dhe kënga e Shkurte Fejzës, u bë moto për Atdhedashurinë, trimërinë, guximin dhe rezistencën shqiptare. Vargjet antol6gjike 'Oj Kosovë oj Nëna ime" do të ndikojnë që secili shqipëtar të jetë krenar dhe i lumtur që Kosova është nëna e tij apo e saj.
Shkurte Fejza me zërin dhe kënget e saj ngriti vetëdijen kombëtare të gjeneratave të vitieve të 70-ta e deri më sot dhe do të mbetet ndër këngëtarët më të çmuara të kombit tonë edhe për shumë e shumë gjenerata." /Indeksonline/