E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtimet buxhetore nxjerrin Çekinë nga Eurovisioni i vitit 2027

Çekia nuk do të jetë pjesë e Eurovisionit 2027. Transmetuesi publik Ceska televize (ČT) ka bërë të ditur se vendi do të tërhiqet nga gara dhe se nuk do ta transmetojë atë.

Vendimi, sipas ČT-së, lidhet me shpenzimet në rritje të prodhimit dhe kufizimet buxhetore, të cilat nuk i japin mundësi transmetuesit të mbulojë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm.

“Për shkak të përshtatjeve të vazhdueshme në buxhet, Televizioni Çek ka vendosur të mos marrë pjesë në edicionin e vitit 2027”, thuhet në deklaratën e institucionit.

Transmetuesi nuk e përjashtoi mundësinë që Çekia të rikthehet në Eurovision në një edicion të ardhshëm.

Drejtori i Eurovisionit, Martin Green, u shpreh i keqardhur për vendimin, por tha se i kupton zgjedhjet e vështira financiare me të cilat përballen transmetuesit publikë.

Lajme të ngjashme:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›