Shnajder refuzon Interin

Sipas te perditeshmes spanjolle “Marca” lojtari nuk eshte penguar nga Real Madrid per te kaluar tek Inter, por ai ka refuzuar vete oferten e zikalterve per te provuar shanset e tij me madrilenet.
Inter kishte arritur nje marreveshje me Real Madrid ku sipas se ciles ne arken e “los blancos” do te derdheshin 15 milion euro plus bonuse ne varesi te rezultateve qe do te arriheshin nga lojtari. Pas kesaj marreveshje Inter nisi bisedimet me menaxherin e lojtarit per te folur ne lidhje me detajet e kontrates.
Kur gjitthcka mendohej e mbyllur dhe kalimi i Shnajder ishte ceshtje oresh, menaxheri i lojtarit ne nje takim ne oret e para te dites se sotme me drejtuesit e Inter I njoftoi ata per vendimin e lojtarit duke zhgenjyer keshtu presidenti Morati, trajnerin Murinjo dhe tifozet zikalter.