E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi humb kontrollin dhe del jashtë rruge në aksin Vlorë-Peshkëpi, mjeti përmbyset, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Vlorë-Peshkëpi.

Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Si pasojë, katër persona që ndodheshin në makinë kanë mbetur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nga informacionet e para mësohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›