E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi i makinës përplas këmbësoren në aksin “Peqin-Elbasan”, humb jetën 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh.

Policia njofton se shtetsi A.H dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore.

46-vjeçarja fatkeqësisht ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›