E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shoferja trembet nga makina në parakalim dhe humb kontrollin, katër të plagosur

Aksident në autostradën Levan – Tepelenë.

Një automjet tip Toyota ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal.

Burimet paraprake bëjnë me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Po të njejtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër.

Mësohet se kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër.

Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›