Shomurodov i përgjigjet Locatellit, Juve dhe Roma vazhdojnë ndjekjen për Champions

Në ndeshjen e javës së 31-të të Serisë A, Roma dhe Juventus nuk dëmtojnë njëri-tjetrin duke barazuar 1-1.
Në Olimpico, pas mundësive të Nico Gonzalez dhe El Shaaraëy, në fund të pjesës së parë Juventus kaloi në epërsi me Locatelli (40′), më pas në fillim të pjesës së dytë verdhekuqtë u kundërpërgjigjën menjëherë me Shomurodov (49′).
Një barazim që i lejon të dy skuadrat të qëndrojnë në garë për Ligën e Kampionëve, me të besuarit e Tudor që kapin për një moment Bolonjën në vendin e katërt. Nga ana tjetër, Romam duke u parakaluar nga Lazio, tani është në vendin e shtatë.