E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin qëndrimin mbi EULEX-in

Dukagjin, 15 Shtator NOA - Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për Dukagjin degët e Organizatave të  Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Shoqatave të Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve të Luftës, shprehin mospajtim dhe indinjatë dhe njëherësh reagojmë ashpër kundër protokolleve të bashkëpunimit mes EULEX-it dhe Serbisë.

Duke folur për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Kolonel Abdyl Mushkolaj tha sot se ata shprehen kundër tkurrjes së territorit të Republikës së Kosovës, kundër mohimit të të drejtës së të qenit të lirë dhe sovran, kundër shkeljes së Kushtetutës së vendit dhe kundër përdhosjes që po bëhet në emër të institucionalizimit dhe qeverisjes të asaj që e fituam dhe e mbrojtëm me gjak e sakrifica tejet të mëdha.

Njëqind vjet përpjekje, sakrifica mbinjerëzore e rënie për liri dhe pavarësi, që për ne shqiptarët e Kosovës erdhi me shumë vonesë pas tragjedive të mëdha, - pohon Mushkollaj.

Ai vë në dukje se shoqatat janë kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë të Kosovës karshi këtyre protokolleve tejet të dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe kundër tolerimit të UDB-së, KOS-it, MUP-it, BIA-s, xhandarmërisë dhe strukturave paralele serbe, për ta bërë ligjin në shtetin e Kosovës, sipas marrëveshjeve të kësaj apo asaj strukture, që pretendon të rrijë në pushtet, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, mbi mundin e sakrificat e qindra mijëra luftëtarëve të UÇK-së, të cilët me përkrahjen edhe të faktorit ndërkombëtar e fituan lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot. Institucionet tona, të zgjedhura nga vota e popullit, po tentojnë ta zvogëlojnë e tia humbin kuptimin dhe dimensionin lirisë dhe pavarësisë, - vijon reagimi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ato vlerësojnë se mosnjohja e sovranitetit të Kosovës nga ana e EULEX-it, lehtësisht kuptohet  si njohje dhe kthim i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën. Të ashtuquajturat protokolle të bashkëpunimit, të cilat EULEX-i po i nënshkruan me Serbinë paraqesin zbatim të planit gjashtë pikësh të Ban Ki Munit, dhe i referohen atij, ndonëse udhëheqja e vendit, këtë plan një vit më parë e shpalli të vdekur.

Konceptet e paqarta të udhëheqjes së sotme të Kosovës, realisht po e forcojnë politikisht Serbinë brenda territorit të shtetit të Kosovës dhe në shtyllat kryesore të sovranitetit të vendit si në polici, dogana e kontroll të kufijve dhe në gjyqësi, vlerësojnë më tej, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Fatkeqësisht, - vijon qëndrimi, - institucionet tona që aq shumë thirren në votën e popullit, na kanë gënjyer lidhur me protokollin për policinë, na kanë keqinformuar dhe shantazhuar, duke i keqpërdorur mediat e shkruara dhe ato elektronike si televizionet nacionale rreth protokollit.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së evidentojnë dhe faktin se dhjetëra herë janë deklaruar se nënshkrimi i protokollit nuk do të ndodhë, por ja që e vërteta nuk mbahet e fshehur. Krerët institucionalë të vendit, nuk e ndalin dot nënshkrimin e protokolleve, të cilat i kundërshtojnë formalisht, sa për konsum të opinionit të brendshëm pasi kanë dhënë pëlqimet për to.

Sipas shoqatave, protokollet janë duke u negociuar mes Serbisë dhe EULEX-it tash shtatë  muaj. Institucionet tona asnjëherë nuk kanë tentuar ti ndalin marrëveshjet që e zhveshin Kosovën nga shtetësia, që ia mohojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, aq më keq kur këto protokolle janë negociuar fshehurazi dhe nuk i janë bërë me dije sovranit të shtetit të Kosovës popullit.

EULEX-i dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë duhet ti ndërpresin menjëherë veprimet e tyre për rikthimin e Kosovës nën Serbi. Andaj kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të protokollit për policinë EULEX-Serbi dhe ndërprerjen e bisedimeve për protokollet e paralajmëruara për dogana dhe drejtësi, - paralajmërojnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kurse në fund, vlerësojnë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se populli ynë gjithmonë ka ditur ti thotë JO tradhtisë! Diti dhe di ti thotë JO cenimit të sovranitetit shtetëror të Kosovës, duke shprehur besimin se vetëm si shtet me sovranitet të plotë mund të përparojmë, zhvillohemi e integrohemi si pjesë e familjes së madhe të Evropës.

/a.b/e.r/NOA/ -
Më shumë mbi këtë argument: Përmbledhje - Protesta e Prishtinës, Kundër protokolleve dhe hipokrizisë

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›