E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria & Kultura | 14.06.2010

Edhe njerëz prominentë si artisti Manfred Krug ose shkrimtarja Julia Frank gjetën arratinë në Marienfelde të Berlinit. Sot në kampin e Marienfeldes ndodhen shumë pak vetë që popullojnë ndërtesat gati të zbrazura, 33 refugjatë irakianë dhe po kaq rusë me origjinë gjermane që janë riatdhesuar.

Olga Lehl jeton ende në këtë kamp.60 vjeçarja shtron në tavolinë biskota dhe çaj dhe numëron pjesëtarët e familjes së saj, 11 vetë: i shoqi, pesë fëmijë, dy nuse dhe tre nipa e mbesa. Që prej muajit nëntor ata banojnë në bllokun me pallate trekatëshe të kampit të Marienfeldes. Aty kanë marrë një banesë me pesë dhoma. Pajisjet janë të thjeshta, tavolinë, dollapë, krevate, banjë dhe kuzhinë. Kampi plot histori është qëndrimi i tyre i parë jashtë atdheut, qëndrimi i parë në një vend, i cili do të kthehet në atdhe, një qëndrim i përkohshëm në rrugën drejt të panjohurës, drejt jetës së re.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Olga Lehl dhe djali i saj, Sohn Johann Lehl shpresojnë për një jetë më të mirë në Gjermani

Katër vjet iu deshën familjes Lehl për riatdhesim

"Ne erdhëm në Gjermani si të verbër, pa e ditur ku do të qëndrojmë. Në fillim menduam se do të na dërgonin në Krefeld, sepse atje kemi të afërm. Por Krefeldi nuk pranon më të riatdhesuar. Dikush na këshilloi të qëndronim në Berlin. Më mirë në Berlin nëse do të rrish në Gjermani, se sa në ndonjë fshat në Landin e Meklenburg Vorpomeranisë."

Katër mijë kilometra larg Berlinit ndodhet atdheu i tyre Solikamsk-i, një qytet tipik industrial me 100 mijë banorë në mes të uraleve. Dhjetë vjet zgjati deri sa familja të siguronte të gjitha dokumentat që duheshin për të ardhur në Gjermani. Ishte si të thuash një lloj loje fati, një jetë në gjendje pezull. Me ashpërsimin e kushteve të pranimit për të riatdhesuarit, numri i rusëve gjermanë që pranohen në Gjermani ka rënë mjaft. Vitin e kaluar Berlini pranoi 175 vetë. Më parë kaq vetë vinin brenda një muaji vetëm në Marienfelde.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Familja Lehl në një nga apartamentet në kampin e Marienfeldes Aleksandri, 36 vjecar, një nga djemtë e familjes, ka mirëkuptim. Në Gjermani kanë ardhur shumë njerëz që nuk dinin gjermanisht, kanë marrë ndihma sociale nga shteti, por nuk janë interesuar as për gjuhën as për kulturën gjermanethotë ai. "Ata qëndrojnë në shtëpi dhe shohin televizionin rus, shkojnë në dyqane ruse dhe nuk duan të punojnë. Unë mendoj se Gjermania nuk do të që pranojë më njerëz që mendojnë kështu. Prandaj kanë ashpërsuar kushtet e pranimit. "

Integrimi - fjala magjike për të riatdhesuarit

Familja Lehls ka qenë në Rusi pjesë e shtresës së mesme. Georgij 61 vjeçar ka qenë zëvendësdrejtor i një centrali në Solikamsk, dhe e ka patur rrogën 400 euro në muaj. Fëmijët e tij, punonin po aty dhe merrnin 300 euro. Ata thonë se ishin të pakënaqur me jetën e tyre në Rusi. Boom-i ekonomik i viteve të Putinit nuk ka qenë për ata. Prandaj donin të provonin një jetë të re. Ndryshe nga të riatdheshuarit e fillimit të viteve nëntëdhjetë ata e dinë shumë mirë çfarë rreziqesh kanë përpara, papunësi, izolim, dhe ndjenjën e të qënit njeri i dorës së dytë. Prandaj fjala magjike për ta është "integrimi". Johani 33 vjeçar dhe motra e tij më e madhe Ana shkojnë çdo ditë në shkollë për mësimin e gjuhës gjermane dhe në kurset e integrimit.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Shumica e apartamenteve janë bosh, kampi do të mbyllet

Menjëherë me ardhjen e tyre në Marienfelde familja Lehl mori letërnjoftimet. Në rrugën e vështirë mes burokracisë gjermane, ata takojnë edhe punonjës socialë si Hannelore Thoelldte, prej të cilës marrin ndihmë. Kur vijnë të riatdhesuarit, atëherë marrin ndihma, si rrobat fjetjeje, peshqirë, cdo gjë që duhet në shtëpi, tregon Hannelore. "Ata informohen për rrugën që duhet të ndjekin, lajmërimin në polici, takimin në qendrën e ndarjes së vendeve të punës, e cila ndan paratë, një takim tek zyra për të huajt për të regjistruar bashkëshortët nëse janë të huaj për të bërë dokumentat, lajmërimin tek sigurimet shëndetësore, hapjen e numrit të llogarisë në bankë, ku do të dërgohen paratë. Nëse ka fëmijë ata duhet të regjistrohen në kopësht, në shkollë, etj."

Të 11 pjesëtarët e familjes Lehl dëshirojnë të jetojnë në një lagje, që do të ishte shumë mirë sikur të ishte mes të riatdhesuarve të tjerë, në mënyrë që integrimi të bëhet më shpejt, thonë ata. Vetë kampi nuk do të ekzistojë më, sepse në fund të muajit qershor ai do të mbyllë portat dhe do të kthehet përfundimisht në histori.

Autor: Oxana Evdokimova/Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›