E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria & Kultura | 19.06.2010

Një udhëtim në Palma de Majorka apo në Malaga - këtë fat e patën vetëm dy nga afro 100 mijë nxënësit që morën pjesë në Ditën Sociale të Gjermanisë, të enjten, më 17 qershor. Dy të privilegjuarit punuan në ndihmë të stjuardesave, 23 nxënësit e tjerë, të cilët atë ditë në vend që të shkonin në shkollë punuan në kompaninë e ajrore Air Berlin mbetën në tokë: Tek teknika, ose panë nga afër se si trajnohen stjuardesat, i tha Deutsche Welles Hans Christian Noack, nga Air Berlin.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Projekti ka ngritur një shtëpi rinie në Rahovec, Kosovë.

Në dobi të fëmijëve shqiptarë

1,6 milionë Euro mbledhin zakonisht nxënësit me punën e tyre gjatë një dite. 900 shkolla marrin pjesë në aksionin që zhvillohet çdo vit në Gjermani. 190 mijë Euro këtë vit do të shkojnë në dobi të fëmijëve të Tiranës, konkretisht në një projekt të organizatës ARSIS: Me paratë e mbledhura do të financohen një qendër e hapur, ku fëmijët mund të shkojnë të informohen për tema të ndryshme, si edhe punëtorët socialë që do të shkojnë në lagjet të ndryshme të Tiranës", thotë për Deutsche Wellen zëdhënësja e organizatës Schueler helfen Leben (Nxënësit ndihmojnë jetën) Merle Wilke. 20-vjeçarja gjermane shpjegon më tej se projekti i shoqatës "Arsis" u përzgjodh në maj nga 250 nxënës të mbledhur në Berlin nga e gjithë Gjermania.

Projekte në Ballkan

Aksioni zhvillohet nën patronazhin e kancelares Angela Merkel, e cila çdo vit merr disa nga nxënësit si kopshtarë ose ndihmesa në zyrën e saj. Afro 17 projekte në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi financojnë nxënësit me punën e tyre, ndër to edhe qendrën rinore në Rahovec.

16-vjeçari Senad Miftari, i cili një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar si refugjat në Gjermani, thotë se qendra ia ka lehtësuar shumë integrimin në shoqërinë kosovare.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kancelarja Merkel me nxënës të projektit

Ansar Seng është njëri nga mësuesit e gjermanishtes. Mbas përfundimit të maturës në afërsi të Koelnit, ai vendosi të kalonte një vit vullnetar në Kosovë. Seng është kështu njëri nga rreth 1200 të rinjtë gjermanë, të cilët refuzojnë të kryejnë shërbimin ushtarak me armë në dorë dhe e zëvendësojnë atë me një shërbim civil. Ai shpesh organizon me të rinjtë diskutimet të ndryshme për shqetësimet kryesore të tyre: Tema numër një është mungesa e vizave: Më vret ndërgjegjja kur u them bashkëmoshatarëve të mi që po udhëtoj për në Gjermani, ndërsa ata vetë nuk e kanë këtë mundësi sepse u nevojitet viza. Kjo është e padrejtë dhe diskriminuese, thotë 20-vjeçari, edhe pse ai ka një farë mirëkuptimi për vendet e Shengenit që refuzojnë të heqin detyrimin e vizës për sa kohë që vendi nuk i ka plotësuar standardet.

Nëntë muaj ka kaluar Ansar Seng në Kosovë. Nga vendi mikpritës ai ka mësuar diçka: Se ç'është një kafe e mirë dhe se ç'do të thotë ta marrësh jetën me qetësi dhe ta shijosh atë. Ajo që do të donte ai të mësonin të rinjtë kosovarë prej atyre gjermanë: Më shumë iniciativë për t'i zgjidhur vetë problemet. Ata ankohen, por ua lënë në dorë të tjerëve që t'i zgjidhin ato, thotë Seng.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›