E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria civile sot protestë nëTiranë për zbatimin e ligjit

TIRANE - Shoqëria civile ka vendosur të reagojë sërish, për problemet që shqetësojnë opinionin publik. Ndryshe nga rastet e kaluara ku protesta ishte përgjithësuese për shumë probleme, këtë herë ata kanë vendosur ta bëjnë atë më specifike, duke protestuar për mbrojten e fëmijëve dhe zbatimin e ligjit.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile Erion Kristo lajmëron, se sot do të ketë një miting solidariteti për mbrojtjen e fëmijëve. “Nesër, (sot) ditën e mërkurë, ora 11.00 përpara presidencës të bëjmë një miting të madh solidariteti në mbrojtje të fëmijeve dhe të kërkojmë zbatimin e ligjit kundrejt atyre që nuk zbatojnë ligjin duke marrë jetë njërezish, sidomos nga sistemi i drejtësisë” shkruan Erion Kristo, në rrjetin social “Facebook”.

Në këtë protestë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve, një ndër to do të jetë edhe Qendra pёr Mbrojtjen e tё Drejtave tё Fёmijёve (CRCA). Ky regim vjen menjëherë pas lënies të lirë nga drejtësia të një pedofili, i cili ka vrarë një fëmijë dhe abuzuar me disa të tjerë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013

Redaksi Online
(b.mshqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›