Shorti i Champions, përplasje gjigantësh

Shorti i Champions League vendosi sot në mesditë në Nion, fatet e skuadrave më të mira të kontinentit, në rrugën drejt finales së “Wembley”-t, në Londër.
Arsenal-Barcelona do të jetë supersfida për t`u ndjekur në raundin e dytë, së bashku me ballafaqimin Inter-Bayern Munich, një përsëritje e finales së vjetshme.
Ndërkohë, Reali i Madridit do të ketë një mundësi për t`u hakmarrë ndaj Lionit, ekipit që e eliminoi nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, një vit më parë.
Këto janë çiftet e raundit të dytë të Champions League:
Roma-Shakhtar Donetsk
Milan-Tottenham
Valencia-Schalke 04
Inter-Bayern Munich
Olympique Lyonnais-Real Madrid
Olympique Marseille-Manchester Utd.
Arsenal-Barcelona
Copenhagen-Chelsea