E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shorti për kualifikueset e Euro U17 2026, Shqipëria në grup me Kroacinë, Holandën e Kazakistanin

Kombëtarja U-17 ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e raundit të parë për Kampionatin Europian “Estoni 2026”. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s e vendosi Shqipërinë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet e Grupit 8 të këtij mini-turneu do të luhen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

Vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen më tej në raundin e dytë të kualifikueseve. /FSHF

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›