E Diel, 1 Nëntor 2026

Shota Baraliu: Per dashurine do te sakrifikoja, por pa bere marrezira Yllka Selita



Kengetarja bukuroshe Shota Baraliu eshte bere tashme nje emer i njohur edhe nga artdashesit shqiptare. Ne nje interviste per suplementin "Summer Time" ne gazeten "Koha Jone", ajo rrefen per marredheniet e saj me fansat dhe me librat, cfare nuk do te mungonte kurre ne canten e saj dhe se cilat jane projektet e saj me te fundit. Per me shume lexoni intervisten e plote.

Cfare do te kujtoni sot nga fillimet tuaja ne muzike?

Sigurisht qe kur i futesh botes se artit ne pergjithesi, do te kesh momente te mira dhe te veshtira, si ne te gjitha fushat e jetes... Kujtoj se kane qene vite te lodhshme, ka pasur raste dhe te merzitshme... por ato qe une kujtoj me se shumti jane momentet e mira dhe te bukura, qe nuk kane qene te pakta.

Ju jeni nga ato kengetare qe s'mbani sekrete me fansat tuaj, a ka dicka qe vertet nuk e keni thene kurre me pare?

Mund te them me plot kuptimin e fjales, qe jam nje nder artistet mjaft e sinqerte me fansat e mi, s'kam pse t'ju dukem false. Dua gjithmone qe te njohin Shoten e vertet, jo tjeter person...Sigurisht qe ka dhe gjera, te cilat njeriu i mban per vete dhe si tregon ne publik, pavaresisht se cfare eshte, ne radhe te para ka jeten e tij private.

Shota ju jeni singel, cfare duhet te kete nje mashkull qe te behet bashkeshorti juaj?

Ne radhe te pare doja qe te theksoja se une nuk jam singel, po nje nder "sekretet" e mia me fansat ka qene edhe emri i personit qe s'kam pasur kurre deshiren ta them. Dua ta kem per vete, jo per njerezit e tjere. Mashkulli qe do te jete bashkeshorti im dua t'i kete te gjitha nga pak... s'kerkoj shume, se pastaj ngelem duar bosh (qesh).

Cila eshte ajo genjeshter apo thashethemi me i madh qe keni degjuar per veten tuaj?

Te them te verteten une kam qene viktime e disa thashethemeve ne gazeta te ndryshme, por s'ju kam dhene shume rendesi, por genjeshtra me e madhe dhe qe me ka tmerruar pak si shume, ka qene se une kisha humbur gati shikimin... nuk e kuptoj se si mund te shkohet deri ketu.

Cfare sakrifice do te benit per dashurine?

Nese do ta dua dike shuuumee, besoj se do te sakrifikoja deri ne nje lloj mase, por pa bere marrezira, sepse normalisht se pari i dua te miren vetes, e pastaj vjen personi tjeter...

Po me librat, cfare marredhenie keni?

Marredhenia ime me librat eshte pak e cuditshme kohet e fundit... Ka raste ku lexoj nje jave pa pushim. Nuk mund te them se jam e fiksuar shume pas librave, por revistat dhe gazetat i lexoj te gjitha cdo dite.

Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar?

Libri i fundit qe kam lexuar ka qene "Te fshehtat e nje gruaje" e nje autore arabe qe s'me kujtohet emri per momentin, po mund te them lirshem se eshte nje nder librat me te mire per femrat, pasi cdonjera mund ta gjeje veten aty...

Cfare nuk do te harronit kurre qe te merrnit ne canten tuaj?

Ne canten time s'mungon kurre telefoni, portofoli, cigaret, camcakezet, celesat e makines dhe te shtepise... gjera te tjera nuk fus ne cante.

Ju kemi pare gjithmone brune, keni menduar ndonjehere qe te ndryshoni look-un?

Une kam eksperimentuar paksa me lookun, por per pak kohe. Para disa kohesh i kam pas floket e bardha per dy muaj, por e pashe qe s'me rrinin mire dhe i ndryshova. Nderkohe, po keto dite, do te ndryshoj ngjyre dhe do t'i bej te kuqe te erret. Shpresoj te me rrine mire dhe te me shkojne.

Para disa ditesh keni folur ne nje prononcim rreth seksit, cfare rendesie ka ai?

Po eshte e vertete qe jam prononcuar ne gazeta te ndryshme ne lidhje me seksin... dhe ju e dini qe flas lirshem per cdo gje. Seksi eshte shume i rendesishem ne jete. Te ben te lumtur, te jep vullnet per punen, te ben te shendetshem, te heq stresin etj., etj.

A do ta protonit qe te benit kompromis me nje mashkull vetem se eshte shume seksi?

Nuk ma merr mendja qe do te bej kompromis me nje mashkull vetem se eshte seksi. Gjithmone tek nje mashkull kam pare karakterin. Nese me pershtatet si person, edhe po te jete me bukuri mesatare s'ka problem, s'duhet te jete shume i bukur me patjeter...

Cili eshte vesi qe nuk honepsni dot tek asnje njeri?

Personat qe genjejne dhe qe merren me thashetheme s'i duroj fare, por dhe ata persona qe vonohen ne takime s'i duroj...

Cilat jane projektet tuaja muzikore per sezonin veror?

Keto dite do te punoj nje kenge te re dhe shpresoj te dale dicka e mire, qe t'ju pelqeje njerezve, gjithashtu kam edhe disa projekte artistike, te cilat shpresoj te perfundojne nga shtatori.

A keni menduar se ku do t'i kaloni pushimet?

Pushimet sigurisht qe do t'i kaloj ne Vlore, Dhermi dhe Ulqin, pasi jam e ftuar neper koncerte ne keto vende dhe do te shfrytezoj momentet e lira qe te pushoj pak...

Do te kemi nje klip tuajin gjate stines se veres?

Une jam shume e angazhuar kete periudhe me koncerte te ndryshme, por shpresoj qe nga fundi i gushtit apo shtatori, te nxjerr edhe nje klip mjaft interesant.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›