Show i Mourinhos

Jose Mourinho gjithmone protagonist edhe kur nuk eshte ne bankine. Trajneri i Real Madrid i diskualifikuar me dy ndeshje e ka ndjekur nga tribuna ndeshjen kunder Sporting Gijon te fituar ne minutat e fundit fale golit te Higuain.
Me arritjen e tij ne stadiumin 147El Molinon148 trajneri portugez ishte kontestuar vrullshem nga tifozet kundershtare te cilet nuk e kishin pelqyer akuzen e 147Special One148 per Gijon te cilin e konsideronte shume te 147bute148 ne perballje me Barcelonen. Ish trajneri i Interit nuk ka ndenjur duarkryq duke dale nga stadiumi eshte ndalur me nje buzeqeshje ironike pas tri pikeve qe rrembeu ekipi i tij.
Gara me Gijon eshte pershkuar edhe nga nje zenke ndermjet Mourinhos dhe trajnerit te Sporting Manuel Preciado. Ndermjet tyre eshte verejtur nje urrejtje. Te premten Preciado e kishte quajtur Mourinhon faqezi pasi qe ne muajin shtator portugezi kishte deklaruar se Gijon ia kishte leshuar lojen Barcelones se Pep Guardiolas.
Te dielen pas ndeshjes Mourinho dhe Preciado jane konfrontuar ne parkingun e stadiumit 145El Molinon146 te Gijon shkruan El Pais online. Mourinho ka provokuar nga autobusi madrilen duke bere shenje per fitoren kurse nga jashte kalonte Preciado qe shkonte bashke me familjen e tij drejt vetures.
147Shko ne divizionin e dyte148 i kishte thene portugezi trajnerit spanjoll.
Sipas medieve spanjolle ka munguar pak qe te ashpersohej situata Preciado e ka lansuar ne drejtim te autobusit madrilen perkatesisht Mourinhos nje shishe plastike.