E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimet në Greqi, arrestohen 4 të dyshuar

Radioja kombëtare greke thekson se policia kishte mbajtur në mbikëqyrje gjatë ditëve të fundit banesën ku strehoheshin këta persona, dhe gjatë arrestimit të tyre janë gjetur edhe lëndë eksplozive dhe materiale të tjera komprometuese.

Policia dyshon se këto materiale kanë lidhje me organizatën terroriste "Komploti i bërthamës së zjarrit". Bastisja në këtë banesë u bë pas shpërthimit të djeshëm në ndërtesën ku ndodhen edhe apartamentet e dy politikanëve të njohur, Lukas Kaceli dhe Jerasimos Arsenis.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›