Shpallen artistët garues në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar shpalli zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën e këtij edicioni.
Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit.
Mes emrave që do të garojnë këtë vit është Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin; në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”; Vedat Ademi, një artist që rikthehet.
Përveç artistëve të njohur, festivali do të mirëpresë edhe emra të rinj që garojnë për herë të parë. Një prej tyre është Egzon Pireci, me origjinë nga Prizreni, i cili e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël. Ndërkohë, surpriza e këtij edicioni është pjesëmarrja e aktorit të njohur Erand Sojli, që këtë herë do të ngjitet në skenë si këngëtar.
Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit për katër net me radhë. Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjatë muajit nëntor pritet të publikohen edhe këngët konkurruese të artistëve pjesëmarrës, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më herët me krijimet e tyre muzikore.
LISTA E PLOTË
- 2 Farm
- Alis
- Egzon Pireci
- Endri Kaçaçi
- Enxhi Nasufi
- Erand Sojli
- Erik Lloshi
- Evi Reçi
- Fifi & Tiri Gjoci
- Frensi
- Gerta Mahmutaj
- Ghiti
- Gresa Gjocera & Bledi Kaso
- Inis Neziri
- Kamela Islamaj
- Kimi
- Kleansa Susaj
- Lorenc Hasrama
- Luna Çausholli
- Malvina Likaj
- Rezarta Smaja
- Rigersa Loka
- Sara Kapo
- Savjana Vjerdha
- Sheila
- Sihana Haxhnikaj
- Threex
- Vedat Ademi
/a.f//r.e/