E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me 3 vite burg ish-zyrtari i burgjeve

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 3 vite burg Arben Tushën, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Tusha, ish-specialist në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore, do të vuajë dy vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu, të pandehurit Arben Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

Ndërsa shtetasi Ded Ndoj është dënuar me 16 muaj shërbim prove. Sipas GJKKO, Ded Ndoj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Arben Tusha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rasti i Tushes u denoncua në një emision investigativ, ndërsa ai dyshohet se kishte marrë një shumë parash për një dëshmi penaliteti të rreme.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›