E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpallet fituesi i Konkursit Ndërkombëtar për stadiumin “Skënderbeu”, fiton projekti i studios “CEBRA”

Ora 15: 40 Fituesja e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit “Skënderbeu”, një Qendër e Re e Korçës, është CEBRA (Danimarkë).

 Pse fitoi CEBRA (Danimarkë)?

“U vlerësua shumë analiza e tipologjisë historike në Korçë. U pëlqyen ndërtesat plotësuese që mund të ndërtohen me faza por dhe për mundësi trajnimi” tha  Peter Willson, anëtari i jurisë që shpalli dhe shoqërinë fituese.

Pse nuk u pranuan projektet e tjera?

“Nuk u pranua projekti i BOFILL Architecture pasi një stadium pa çati është problem. Në skemën e Archeas ishim pak të shqetësuar që i mbireferohej stadiumit të Tiranës, që është një shkallë tjetër ndërhyrjeje. Skema e Archeas eshte e tillë që i ndërton njëherësh. Ky është një lloj disavantazhi. Na shqetëson kostoja e mirëmbajtjes së kopshtit kaq të madh në tarracë” tha Peter Willson.

Duhet që edhe UEFA të bie dakord me cilëndo skuadër që fiton konkursin, prandaj rekomandohet që një këshilltar nga UEFA të jetë pjesë e ekipit gjatë zhvillimit të këtij projekti.

Anëtarët e Jurisë: Edi Rama, Evis Kushi, Armand Duka, Sotiraq Filo, Peter Willson, Spela Videcnik, Eliza Hoxha, Camilo Rebelo, Diogo Brito.

 Ora 09:30 Tre studio arkitekturore në garë për stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, porosia e Ramës: Shikoni përtej fushës së blertë

Tre studio arkitekturore janë zgjedhur si finaliste të konkursit ndërkombëtar projektimi, rikonceptimi i kompleksit të stadiumit “Qendra e re e Korçës” dhe sot po prezantojnë projektet për rizhvillimin e  Kompleksit të Stadiumit “Skënderbeu”

Ata janë ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë). 

ARCHEA Associati (Itali) e cila ka projektuar dhe Arenën Kombëtare e ka projektuar stadiumin si një park i madh që është i gjallërueshëm në 365 ditët e vitit. Parku do të lidhet me katedralen, dhe në të ka të ndërthurur dhe objekte të tjera tregtare, hotele, dyqane, apartamente, kinema dhe një pishinë olimpike. 

CEBRA (Danimarkë) ka projektuar një projekt fleksibël, një stadium të integruar me godina të vogla përreth të cilat janë në stilin e ndërtesave korçare.  

BOFILL Architecture (Spanjë), ka projektuar një qytet të ri brenda qytetit. Fusha vendoset mes ndërtesave të cilat do të jenë me jetë 24 orë. Ndërtesat janë shumë të ngushta, 8 me 6 metra ku banorët nga njëra anë mund të shohin fushën nga ana tjetër parkun. Parashikohet dhe ndërtimi i një pishine.  

Porosia e kryeministrit ishte që stadiumi dhe zona përreth të ishte e shfrytëzueshme në të 365 ditët e vitit.

“Kërkesa që u kemi bërë arkitektëve është të shohin përtej fushës së blertë dhe shkallëve të stadiumit. Duke ofruar më shumë sesa thjesht aktivitetin e ndeshjeve të ditës së diel” tha kryeministri Rama në fjalën e tij para prezantimit të projekteve.

Kryeministri zbulon ambicien për t’a kthyer këtë stadium në mundësi optimale që skuadrat europiane të kalojnë këtu periudhat e tyre përgatitore.

“Për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë në një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastruktruë e logjistikë për skuadrat e huaja që do të vijnë të stërviten në Shqipëri. Unë besoj se Korça do të jetë e para në këtë rrugë të re dhe zhvillime të reja, si mundësi optimale që skuadrat europiane të kalojnë këtu periudhat e tyre përgatitore që do të sujellë vlerë të shtuar ekonomiko financiare për qytetin” tha Rama.

Objektivi i 2025: Kampionati Europian i futbollit për të rinjtë

Gjithashtu zbuloi dhe objektivin ambicioz: “Në 2025 do të organizojmë në Shqipëri kampionatin Europian të futbollit për të rinjtë”

”Prandaj në 2025 do të jemi gati me stadiumet të reja, që i shtohen stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë që do të ribëhet tërësisht po me këto principe e do të vijojmë më tutje” tha Rama.

Projektet u prezantuan më 2 maj, 12 ditë para se të mbahen zgjedhjet vendore të 14 majit. Për të realizuar këtë objektiv është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor

“Me rifillimin e punës së të gjitha bashkive do të duhet një koordnimi më i  mirë dhe një bashkëpunim më i  ngushtë pasi në këtë rast nuk kemi problem financimin por koordinimin me pushtetin vendor për të vënë në dispizicion terrene të përshtatshme dhe që bëjnë sens” tha Rama.


Konkursi u hap në shkurt

Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë me prestigj në skenën bashkëkohore të arkitekturës, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë), të cilat sot nisën prezantimin e propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e Kompleksit të Stadiumit.

Projekti i ARCHEA Associati (Itali)

Studioja e parë është ARCHEA Associati (Itali) e cila ka projektuar dhe stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Projekti u prezantua nga Marco Casamonti.

– Është ideuar të projektohet jo vetëm një stadium por një qendër e re e qytetit që të mund të shtrytëzohet çdo ditë.

– Stadiumi do të ketë kapacitet 9 999 njerëz.

Projekti i stadiumit i studios ARCHEA Associati (Itali) 

– Ka formën e një katedraleje që në skajin fundor të bulevardit do të jetë në nivelin zero të tokës zero dhe në fund do të jenë 5 kate.

– Stadiumi do të jetë tërësisht i mbuluar që të mos lagen tifozët kur bie shi.

– Stadiumi do të jetë i rrethuar nga një park i  madh që do të lidhet me bulevardin dhe katedralen.

– Në pjesën e pasme të stadiumit janë ideuar për qendra tregtare, restorante, dyqane, bar kafe, hotele e apartamente.

– Jashtë kompleksit do të jetë shesh. 

Projekti i stadiumit i studios ARCHEA Associati (Itali) 

– Është projektuar dhe një fushë e re për atletikën

– Në brendësi të kompleksit të ri do të jetë edhe pishina olimpike prej 50 metra, kinema dhe sallë konference.

– Me dy kate parkimi.

Ky projekt do të rrisë cilësinë e jetë

Pse 9 999 tifoze e jo 10 mije?

Sepse kur shkon në 10 mijë tifoze UEFA ka rregulla të reja. “Do na duhet diçka tjetër e do bëhet më e komplikueshme” tha Marco Casamonti.

Projekti i stadiumit i studios ARCHEA Associati (Itali) 

Projekti i CEBRA (Danimarkë)

Nga kjo studio u parashikua ndërtimi i një stadiumi të integruar në formën e një koloseumi.

Projekti ka fleksibilitet duke lejuar skenarë të ndryshëm.

Parkim nëntokë

Kampus për të rinjtë.

Do ketë hotel dhe dyqane

Kostoja:?

“Eshte e vështirë për tu përcaktuar një çmim të përgjithshëm por propozojmë ndërtesa të thjeshta për tu ndërtuar dhe menaxhuar” deklaroi prezantuesi i projektit të studios spanjolle.

Projekti i CEBRA (Danimarkë)

Projekti i CEBRA (Danimarkë)

Projekti i CEBRA (Danimarkë)

Projekti i BOFILL Architecture (Spanjë) 

Projektuesit kanë projektuar stadiumin si një një qytet brenda qytetit.  Stadiumi është mes ndërtesave, dhe vihen re dy ndërtesa të mëdha disa katëshe për tu përdorur për çdo aktivitet publik. Parashikohet dhe ndërtimi i një pishine. Projekti do të bëhet me terrakota. Në pjesët e brendshme të ndërtesave do të ketë restorante, bare. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›