E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet fituesi i etapës së dytë së “Giro d’Italia” në Tiranë

Në një garë të shpejtë dhe plot tension, Joshua Tarling (Ineos Grenadiers) ka siguruar fitoren në etapën e dytë të Giro d’Italia, një kronometër 13.7 kilometra që u zhvillua në rrugët e Tiranës.

Britaniku 21-vjeçar shkëlqeu në këtë provë individuale, duke regjistruar kohën më të mirë dhe lënë pas disa nga emrat më të mëdhenj të çiklizmit.

Tarling përfitoi maksimalisht nga profili i sheshtë dhe i shpejtë i itinerarit, duke arritur një shpejtësi mesatare mbresëlënëse prej 56.671 km/h — një rezultat i jashtëzakonshëm për një kronometër të kësaj natyre.

Ai la pas Stefan Bissegger me 13 sekonda dhe Tadej Pogačar me 18 sekonda, të dy pretendentë seriozë për fitoren në klasifikimin e përgjithshëm.

Fitorja jo vetëm që i dha Tarling një triumf të rëndësishëm personal, por gjithashtu e ngjiti në krye të renditjes së përgjithshme, duke e kthyer atë në një nga çiklistët më të përfolur të këtij edicioni të Giro d’Italia. Pas garës, ai u shpreh se kjo ishte një mundësi e artë për të dëshmuar veten dhe për të ndihmuar ekipin Ineos Grenadiers në objektivat e tij.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›