E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpallja e armëpushimit Izrael-Iran/Reagon Khamenei: SHBA s’fitoi gjë nga sulmet

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka reaguar për herë të parë publikisht që nga shpallja e armëpushimit Izrael-Iran.

Ai ka shpallur fitoren ndaj Izraelit dhe tha se vendi i tij i kishte “dhënë një shuplakë në fytyrë Amerikës”.

Khamenei foli në një video të transmetuar në televizionin shtetëror iranian dhe kjo është paraqitja e tij e parë që nga 19 qershori, i cili dukej më i lodhur sesa një javë më parë.

Ai u tha shikuesve se SHBA-të kishin ndërhyrë në luftë vetëm sepse “mendonin se nëse nuk ndërhynin, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht”.

Megjithatë, sipas tij, SHBA-të “nuk arritën të fitonin asgjë nga kjo luftë”.

“Republika Islamike ishte fitimtare dhe, në shenjë hakmarrjeje, i dha një shuplakë në fytyrë Amerikës”, tha ai, duke iu referuar me sa duket një sulmi me raketa iraniane në një bazë amerikane në Katar të hënën, i cili nuk shkaktoi viktima.

Khamenei 86-vjeç nuk është parë në publik që kur u strehua në një vend të fshehtë pas shpërthimit të luftës më 13 qershor, kur Izraeli sulmoi objektet bërthamore iraniane dhe shënjestroi komandantët e lartë ushtarakë dhe shkencëtarët.

Pas sulmit amerikan më 22 qershor që goditi vendet bërthamore me bomba bunker-shkatërruese, Presidenti i SHBA-së Donald Trump arriti të ndihmonte në negocimin e një armëpushimi që hyri në fuqi të martën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›