Shpejtesia dhe pakujdesia, nje i vdekur dhe mbi 20 te plagosur
Brenda 24 oresh pergjaken rruget e vendit. Perplasja e tre automjeteve sjell 1 viktime dhe 10 te lenduar ne Lushnje. Del nga rruga furgoni me 10 pasagjere ne Gjirokaster, ndersa kater veta plagosen rende ne Elbasan ne dy aksidente
Pas aksidenteve qe ndodhen ne ditet e para te Vitit te Ri, dje eshte regjistruar mbase nje nder ditet me te pergjakshme ne akset rrugore te vendit tone. Nje person ka gjetur vdekjen dhe dhjetera te tjere jane plagosur gjate 24 oreve te fundit. Burimet zyrtare te policise raportojne per ngjarje te renda ne Lushnje, Cerrik, Gjirokaster, Berat etj. Ngjarja me e rende u regjistrua ne Lushnje, kur nje veture u perplas me dy automjete te tjera, ku ne njerin prej tyre udhetonin punonjesit e nje fabrike kepucesh, duke sjelle vdekjen e menjehershme te nje 30-vje