Shpejtësia mbi normë shkakton aksident të shumëfishtë në Elbasan–Tiranë

Një aksident i rëndë me përfshirjen e disa automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar kaos në qarkullim.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i ngjarjes është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Një mjet tip fugon ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur, duke përfshirë në përplasjen zinxhir edhe tre automjete të tjera.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa automjete janë përplasur zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë pësuar dëmtime më të rënda.
Fatmirësisht, drejtuesit dhe pasagjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen aktualisht në vendngjarje, duke punuar për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/