E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërbëhet grupi nacionalist bask Batasuna

Grupi nacionalit bask, i njohur me emrin Batasuna, i cili është legal në Francë dhe i ndaluar në Spanjë, njoftoi sot shpërbërjen e vet pas 11 vjetësh veprimi. Sipas liderëve të këtij grupi, Batasuna po shpërbëhet pasi vendi bask gjendet në një fazë të re politike, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Batasuna është ndaluar në Spanjë në vitin 2003 për, siç u arsyetua atëbotë, lidhjeve me organizatën terroriste baske ETA, kurse në Francë ajo nuk ka ndonjë ndikim të madh.

Ky grup angazhohet për autonomi të tri rajoneve baske në Francë dhe bashkim me katër provinca tjera baske në Spanjë, afër kufijve të dy shteteve. .

Në njoftimin e publikuar Batasuna thekson se për “shtet të lirë e të bashkuar bask” do të luftojë me mjete tjera politike.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›