E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperblimi per marreveshjen

Komisioni Europian miratoi rekomandimet e vendeve anetare per te hapur negociatat per Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosoven. Ne raportin e perbashket te Parlamentit dhe Keshillit Europian shkruhet se prej dhjetorit te vitit 2012, Kosova permbushi te gjithe perparesite afat-shkurtra ne studimin e fizibilitetit.

"Kosova –shkruhet ne raport- tregoi angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Po keshtu, Kosova ka ndermarre disa hapa per nje permiresim te dukshem dhe te qendrueshem te dialogut me Serbine, ne perputhje me konkluzionet e Keshillit te dhjetorit 2012". Nga ana tjeter, Komisioni Europian rekomandaoi edhe nisjen e bisedimeve per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Europian: “Komisioni vlereson se Serbia permbushi perparesit kyce ne marrjen e hapave drejt permiresimit te dukshem dhe te qendrueshem te marredhenieve me Kosove. Per kete arsye Komisioni rekomandon celjen e negociatave me Serbine per anetaresimin ne Bashkimin Europian”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›