E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërndanin drogë në Greqi, përfundojnë në pranga katër persona, dy prej tyre shqiptarë

Katër persona, dy shqiptarë dhe dy grek kanë rënë në prangat e policisë.

Ata ishin pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin drogë në Ahaia dhe Patra të Greqisë.

Mirëpo, ata nuk i kanë shpëtuar radarit të efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës, të cilët i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj.

Kontrollet në banesat e 4 trafikantëve dhanë rezultat, pasi u sekuestrua një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›