E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu i fton partitë në takim për datën e zgjedhjeve

PRISHTINË, 29 prill/ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike për takim nesër në orën 15:00 për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se këtë parti do ta përfaqësojë anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku.

KosovaPress ka mësuar se një ftesë të tillë e ka pranuar edhe PDK-ja, por të njëjtit nuk treguan se kush do t’i përfaqësojë ata.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, është takuar të mërkurën me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar për datën optimale për zgjedhjet e reja

Datat optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja janë 31 maji dhe 7 qershori.

Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e 28 prillit për ta zgjedhur presidentin, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Kryeministri, njëherësh lideri i LVV-së Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën një marrëveshje për ta zgjedhur shefin e shtetit. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›