Shpërthejnë protesta në Francë. Përplasje me policinë

Në verilindje të Francës kanë shpërthyer protestat pas cvdekljes së një adoleshenti që përpiqej t’i shpëtonte policisë. Të rinj në Woippy, u përleshën me forcat e rendit dhe u vunë flakën makinave pas një marshimi të gjatë në heshtje në shenjë protestë kundër vdekjes së të riut. Marshimi filloi në mënyrë paqësore ndërsa të afërm e miq të 19 vjecarit vendosën lule në vendin ku 19-vjecari Malek Saouchi u përplas me motorcikletën e tij në përpjekje për t’i shpëtuar policisë që tentoi të ndalte atë dhe dy miq të tij.
Dy adoleshentët e tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën në spital.
Sipas dëshmitarëve më pas të rinjtë u vunë flakën makinave e shpërthyen
përleshjet me forcat e rendit që zgjatën rreth 20 minuta. Policia ka
filluar hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet që cuan në vdekjen e
të riut që do të gjobitej së bashku me dy shokët e tij nuk kishin
vendosur helmeta dhe nuk kishin ndezuar dritën, ndonëse ishte mbrëmje.
Policia deklaroi se sinjalizimit për t’u ndalur i riu i ishte përgjigjur
me shtim të shpejtësisë cka rezultoi fatale.