E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthen bomba amerikane e Luftës së Dytë Botërore në aeroportin japonez

Një bombë amerikane e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhej poshtë një aeroporti japonez, ka shpërthyer duke shkaktuar një krater të madh në një rrugë lidhëse dhe anulimin e më shumë se 80 fluturimeve. Zyrtarët japonezë bën me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Zyrtarët e Ministrisë së Tokës dhe Transportit thanë se nuk ka pasur asnjë avion pranë  në momentin që ndodhi shpërthimi i bombës në aeroportin Miyazaki në Japoninë jugperëndimore.

Sakaq, po hetohet mbi shkakun e shpërthimit të papritur të bombës.

Sekretari kryesor i kabinetit Yoshimasa Hayashi tha se më shumë se 80 fluturime ishin anuluar në aeroport, ndërsa shpreson të rifillojë funksionimin normal të fluturimeve.

Aeroporti Miyazaki u ndërtua në vitin 1943 si një ish-fushë trajnimi fluturimi të Marinës Perandorake Japoneze nga e cila u ngritën disa pilotë kamikaze në misione sulmi vetëvrasës.

“Një numër bombash të pashpërthyera të hedhura nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në zonë”, thanë zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›